Monday, March 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZv.ministrja Zekolli-Shaqiri: Struga nuk anashkalohet, zgjidhje reale për Korridorin 8!

Zv.ministrja Zekolli-Shaqiri: Struga nuk anashkalohet, zgjidhje reale për Korridorin 8!

Zv. Ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri informon se Segmenti Strugë – Qafë Thanë i Korridorit 8 është pjesë kyçe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Sfida në këtë segment nuk buron nga mungesa e vullnetit të qeverisë aktuale, por nga mënyra si është hartuar projekti gjatë periudhave të mëparshme qeverisëse, pa konsultime të plota me UNESCO-n, gjë që sot kërkon respektimin e rekomandimeve ndërkombëtare për Liqenin e Ohrit.

Me përkushtimin e plotë të qeverisë, janë shqyrtuar të gjitha zgjidhjet e mundshme për të garantuar progres të vazhdueshëm, duke siguruar edhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe zhvillimin e rajonit.

Qytetarët mund të jenë të sigurt: Struga nuk do të anashkalohet, dhe çdo vendim do të marrë parasysh interesin e tyre dhe standardet ndërkombëtare. Korridori 8 do të përfundojë, dhe sfidat e trashëguara nuk do ta pengojnë këtë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!