Struga po lihet qëllimisht në hije, dhe kjo nuk është më çështje perceptimi, por realitet.
Si autor i këtij reagimi, e them qartë, mënyra si është trajtuar Struga në projektin e autostradës Kërçovë–Ohër është e papranueshme.
Nuk mund të flasim për zhvillim rajonal kur një qytet me rëndësi të madhe turistike dhe ekonomike trajtohet si patericë e Ohrit.
Prej vitesh kemi dëgjuar justifikime, projekte në ndryshim, afate që shtyhen dhe miliona që rriten.
Ndërkohë, Struga mbetet pa një lidhje të drejtpërdrejtë dhe dinjitoze. Kjo nuk është rastësi, është pasojë e vendimeve të gabuara dhe mungesës së vullnetit.
Heshtja nga përfaqësuesit dhe vendimmarrja e mbyllur në Shkup vetëm sa e thellon mosbesimin.
Qytetarët nuk kanë nevojë për premtime të reja, por për përgjigje dhe veprime konkrete.
Ky është një moment për të folur hapur, nëse nuk korrigjohet ky drejtim, pasojat do të ndihen për vite. Struga nuk është periferi, dhe nuk do të pranojë të trajtohet si e tillë.
Lindim Etemi-Struga Ekspres













