SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Zh.G. (53) nga fshati Brvenicë i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai, më 25.03.2026 rreth orës 18:30, në shtëpinë e K.M. (76) nga Ohri, ka shkaktuar një konflikt verbal, pas së cilës, duke shfrytëzuar një moment të përshtatshëm, e ka sulmuar fizikisht dhe më pas me duar i ka shkaktuar mbytje. SPB Ohër, pas ndërmarrjes së masave dhe në koordinim me MPB dhe prokurorin publik, dje (27.03.2026) ka shpallur një fletarrest qendror, pas së cilës, në orën 17:20 në fshatin Brvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë gjetur autorin dhe e kanë privuar nga liria
(Struga Ekspres)













