Më 29 mars, të dielën, Wizz Air hap linjën e re Milano–Ohër. Nga aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, në orarin veror do të operojnë 8 kompani ajrore drejt 17 destinacioneve, prej të cilave 14 janë destinacione të rregullta gjatë gjithë vitit dhe sezonale, ndërsa 3 janë fluturime çarter.
Pas vendosjes së linjës së re Ohër–Milano, në qershor Wizz Air do të nisë fluturime edhe nga Vroclavi dhe Katovice drejt Ohrit. Nga 17 maji, Austrian Airlines do të fillojë fluturimet nga Ohri drejt Vjenës. Më herët këtë muaj, më 17 mars, Wizz Air tashmë ka nisur fluturimet nga Ohri drejt Bratislavës.
(Struga Ekspres)













