Friday, March 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë dielën ndryshon ora! Do flemë një orë më pak

Të dielën ndryshon ora! Do flemë një orë më pak

Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore po afron. Këtë të diel, më 29 mars, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale gjatë ditës. Kjo masë zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore. Ora verore do të mbajmë deri në të dielën e fundit të tetorit, më 25 tetor 2026, kur do të rikthehemi tek ora dimërore.

Ndryshimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale gjatë muajve më të ngrohtë. Kjo praktikë aplikohet në Evropë prej dekadash, pavarësisht diskutimeve të kohëve të fundit për mundësinë e heqjes së saj.

Përdoruesit e pajisjeve elektronike, si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe orët smart, do të shohin ndryshimin të kryhet automatikisht. Ndërsa ata që përdorin orë analoge ose modele më të vjetra duhet ta rregullojnë orën manualisht.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!