Thursday, March 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJeton Shaqiri: Alarmet për bomba në shkollat e Tetovës shqetësojnë familjet dhe...

Jeton Shaqiri: Alarmet për bomba në shkollat e Tetovës shqetësojnë familjet dhe nxënësit, kërkon reagim serioz

Alarmet e përsëritura për bomba në shkollat e Tetovës po krijojnë pasiguri të thellë tek nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke e kthyer këtë fenomen në një problem që kërkon reagim urgjent institucional, shkruan Struga Ekspres.

Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka deklaruar se situata nuk duhet trajtuar si një rast i zakonshëm dhe se mungesa e masave konkrete rrezikon të dëmtojë zhvillimin akademik të nxënësve. “Çdo ditë e humbur mësimi është një hap pas për fëmijët tanë, sidomos për maturantët që po përgatiten për provimin e maturës shtetërore,” tha Shaqiri.
Ai ka ngritur pyetje kritike për institucionet: A ka Ministria e Arsimit një plan për kompensimin e orëve të humbura? Çfarë masash po merr Byroja për Zhvillimin e Arsimit për të adresuar këtë hendek?

Situata bëhet veçanërisht shqetësuese për maturantët, të cilët po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të mësimit në një periudhë vendimtare për përgatitjet e tyre akademike. Shaqiri thekson se siguria dhe cilësia e arsimit nuk mund të jenë çështje që shtyhen apo relativizohen dhe kërkon transparencë dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet.
Ai përfundon mesazhin e tij duke nënvizuar se ky nuk është një problem politik, por një çështje e ardhmes së fëmijëve.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!