Wednesday, March 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI reagon për skandalin me sistematizimin në MPB

BDI reagon për skandalin me sistematizimin në MPB

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz lidhur me paralajmërimet për riorganizimin e strukturës drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili përfshin shfuqizimin e një numri të konsiderueshëm të pozitave udhëheqëse.

Reduktimi i mbi një të tretës së strukturës drejtuese, në një nga institucionet më të ndjeshme të shtetit, nuk është vetëm çështje organizative. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta në përfaqësimin e drejtë dhe në balancën ndëretnike brenda institucioneve të sigurisë.

Deklarimet se këto pozita nuk duhet të lidhen me përkatësi etnike, por vetëm me kritere profesionale, anashkalojnë një nga parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional i vendit – përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Ky parim nuk është kompromis politik, por standard kushtetues dhe element kyç për besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë.

Në rrethanat aktuale, kur një pjesë e konsiderueshme e këtyre pozitave mbahen nga shqiptarë, shfuqizimi i tyre pa mekanizma të qartë për garantimin e përfaqësimit krijon rrezik real për prishjen e balancës së arritur ndër vite.

Deklaratat e përgjithshme për “mosshqetësim” nuk janë të mjaftueshme.

Kërkohet transparencë e plotë mbi sistematizimin e ri, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyrën konkrete se si do të garantohet përfaqësimi i drejtë në strukturat drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Institucionet e sigurisë nuk mund të trajtohen si hapësirë për eksperimente organizative pa vlerësim të ndikimit të tyre politik dhe shoqëror.

BDI vlerëson se çdo reformë në këtë sektor duhet të forcojë profesionalizmin, por njëkohësisht të ruajë balancën ndëretnike dhe besimin institucional.

Çdo devijim nga këto parime do të ketë pasoja afatgjata për funksionimin demokratik dhe për kohezionin shoqëror në vend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!