Tuesday, March 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionMUHAMET BOROVA: LUFTA QË E TRONDIT BOTËN!

MUHAMET BOROVA: LUFTA QË E TRONDIT BOTËN!

LUFTA QË E TRONDIT BOTËN!

Lufta aktuale i shqetësoj shtetet dhe ekonominë e tyre. Shumë analistë të njohur dhe ish politikan i shprehin qëndrimet e tyre të thella, varësisht nga ajo se kah cila palë luftuese shohin me adhurim. Ata që nuk e kanë përjetuar luftën japin analiza aproksimativisht të qëlluara! Analistët gjykojnë kryesisht sipas informacioneve që i marrin nga burrimet e caktuara. Arqitekturën e luftës e projektojnë të fuqishmit, kurse pasojat i përjetojnë të dobëtit. Lufta e aktivizon energjin për ruajtjen e paqës. Paqa e nxit gatishmërin për viktimizim, pa e çmuar vlerën e jetës. Nisja e një lufte të paprovokuar kundër Iranit, sjell vetëm armiqësi patologjike! Shtetet që e ndezën zjarrin u orvatën ta demonstrojnë forcën e tyre të pathyeshme, por e humbën simpatin e tyre.

Shumë udhëheqës flasin për paqën,por nuk kanë sy që botën ta shohin në paqë! Fytyrën e tyre të vërtetë e shprehin përmes urrejtjes, zemërimit, dhe lakmisë. Urrejtja është karburanti për ndryshimin e hartës gjeografike të botës. Botën dëshirojnë ta ndryshojnë ato që nisën luftën, me dëshirë që ta marrin të drejtën për dominimin global.
Netanjahu e ndezi zjarrin, por nuk e siguroj ujin për shuarjen e zjarrit. Trampi “luani “ jostabil me pamje korpulente dhe me sjelle infantile nuk arriti ta shfrytëzoj drejt mendjen. Ai nuk gjykon racionalisht, por gjykon sipas këshillave të mësuesit Netanjahu.

Irani kurrë nuk do të qëndroj, në fund të bunarit sipas pritjeve të Netanjahut pasi në duart e tij ka litarë të forte që lehtë mund të dalë. Askush nuk lindë me ideale dhe ëndrra. Idealet fitohen! Ideali i Iranit është liria dhe dinjiteti kombëtar.

Izraeli duhet ti shkul rrënjët e kalbura të qeveris së Netanjahut, në mënyrë që të dalin rrënjët e reja, që do ta sjellin freskin e paqës. Kush vizionet i lidhë me të kaluarën, do ta ketë ardhmërinë e humbur! Propozimi i Trampit për ndërprerjen pesë ditëshe të luftës është një triumf i përkohshmëm i logjikës mbi brutalitetin!

Muhamet Borova

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!