Tuesday, March 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdemi: ‘Heronjtë e ditës’ mbrojtën Ligjin e Gjuhëve – Qeveria po e...

Ademi: ‘Heronjtë e ditës’ mbrojtën Ligjin e Gjuhëve – Qeveria po e turpëron veten!

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke akuzuar Qeverinë për, siç tha, “interpretime absurde dhe fyese për inteligjencën e qytetarëve”.

Ademi vlerësoi qëndrimin e dy inspektorëve të Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve, të cilët, sipas tij, konfirmuan atë që ka qenë e qartë që nga fillimi: se Ligji për përdorimin e gjuhëve është lex specialis dhe se provimi i jurisprudencës nuk është test për njohuri gjuhësore, por për kompetencë profesionale.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit:

Heronjtë e ditës janë dy inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.

Ata thanë se Ligji për gjuhët është i qartë, është lex specialis, ndërsa provimi i Jurisprudencës nuk është test për kontroll të njohurive gjuhësore, gjëra në të cilat ne nuk kemi dyshuar aspak që nga fillimi.

Tash çfarë duhet të bëjnë zyrtarët e Qeverisë që na i fyen intelegjencën me interpretime absurde e të çmendura. Ndërsa VLEN, le të vazhdojnë me gjumin e tyre gati 2-vjeçar. Është bë boll. Madje e kanë tepru me këtë turpërim të paprecedent që po na i servojnë. A Avokati i Popullit aq di. Sa di, aq edhe flet. Turp!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!