Më 23 mars 2026, në ora 16:30, në një fshat të Ohrit, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria një person 54-vjeçar nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se më 21 mars 2026, në shtëpinë familjare, ai fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij 76-vjeçare, duke përdorur edhe një mjet të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.













