Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave nga Struga, të moshës rreth 30 vjeç, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësim i përdorimit të narkotikëve.
Në rrugën “JNA” në Strugë, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll të një automjeti të cilin e drejtonte njëri nga personat, ku kanë vërejtur se bashkudhëtari ka hedhur një pako me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar, informojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)













