Monday, March 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFrëngova pret ministrin Albrim Hoxha: Fokus në investimet dhe mbështetjen për bujqësinë

Frëngova pret ministrin Albrim Hoxha: Fokus në investimet dhe mbështetjen për bujqësinë

Sot në Frêngovë u zhvillua një takim i rëndësishëm me zv/ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, ku u diskutuan mundësitë konkrete për mbështetjen e zonave rurale dhe zhvillimin e bujqësisë.

Në këtë takim, kryetari i bashkësisë lokale ngriti çështje kyçe që lidhen me përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e fshatit, si dhe krijimin e lehtësirave për ata që dëshirojnë të investojnë në sektorin bujqësor. Theksi u vendos te nevoja për politika më të favorshme, subvencione dhe projekte konkrete që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e zonave rurale.

Zv/ministri Hoxha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje institucionale, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bujqësisë si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale.
Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e fshatrave dhe përkrahjen e fermerëve dhe investitorëve në bujqësi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!