Saturday, March 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE rëndë/ 23 vjeçari e rreh nënën e tij dhe i shkakton...

E rëndë/ 23 vjeçari e rreh nënën e tij dhe i shkakton plagë të rënda, 51 vjeçarja përfundon në spital

Një 23-vjeçar nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:10, kur zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë vepruar pas një denoncimi dhe kanë dalë në vendngjarje.

I dyshuari M.A. (23) është privuar nga liria pasi, sipas raportimit, e ka sulmuar nënën e tij 51-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gruaja e lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar plagë të rënda.

Pas ndërhyrjes, sulmuesi është arrestuar dhe ndaluar në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!