Thursday, March 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDisa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend si: OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil, çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ky vendim vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë.

Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Passhos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.

Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!