Monday, March 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArrestohet një 40-vjeçar në rrugën Strugë–Vranishtë: Pa patentë shoferi dhe i dehur...

Arrestohet një 40-vjeçar në rrugën Strugë–Vranishtë: Pa patentë shoferi dhe i dehur “tap”

Më 16.03.2026, në ora 01:05, në vendin e quajtur “Ura e Moroishtit” në rrugën rajonale Strugë–Vranishtë, zyrtarët policorë nga SPB Strugë e kanë privuar nga liria A.H. (40) nga fshati Labunishtë i Strugës.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Strugë ndaluan një automjet udhëtarësh të tipit “Peugeot” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai.

Me këtë rast u konstatua se ai nuk kishte dhënë provimin për patentë shofer dhe nuk kishte të drejtë të drejtonte automjet motorik të kategorisë “B”.

Për më tepër, gjatë alkotestit të kryer iu konstatuan 1.64 promil alkool në gjak.
Ai menjëherë u përjashtua nga komunikacioni, automjeti u sekuestrua, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!