Përfundon me sukses projekti për rregullimin e ambienteve në Sh.F.P. “Ariz Mena” në Misllodezhdë.
Ka përfunduar me sukses projekti për lyerjen dhe rregullimin e mureve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ariz Mena” në Misllodezhdë, duke përmirësuar dukshëm ambientin e brendshëm të institucionit arsimor.
Pas realizimit të këtij projekti, drejtoresha e shkollës, Xhevrije Alla, në shenjë mirënjohjeje ndau falënderime për të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në realizimin e kësaj nisme.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua edhe kontributi i përgjegjëses së shkollës, Arbnora Hoxha, e cila mori vlerësime të veçanta për iniciativën dhe angazhimin e saj në organizimin dhe realizimin e projektit.
Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëmarrësve, ambienti i shkollës është bërë më i rregullt dhe më i përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor dhe për mirëqenien e nxënësve.
Nga drejtoria e shkollës u shprehën falënderime për të gjithë kontribuuesit, duke theksuar se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për përmirësimin e kushteve në shkollë.
(Struga Ekspres)






























