Më 14.03.2026, në ora 15:30, në MPB- Strugë është raportuar se një autor i panjohur, duke thyer dritaren e katit përdhes, ka hyrë me forcë në një shtëpi të vendosur në lagjen e Strugës “Vreshtat e Liqenit” dhe ka kryer djegie të një pjese të mobilieve dhe sendeve shtëpiake.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka ndërhyrë njësia territoriale kundër zjarrit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(Struga Ekspres)













