Saturday, March 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArrestohet 22 vjeçari në rrugën Strugë-Dibër, ia marrin edhe makinën sepse nuk...

Arrestohet 22 vjeçari në rrugën Strugë-Dibër, ia marrin edhe makinën sepse nuk kishte patentë shoferi

Më 13.03.2026, në ora 21:50, në vendin e quajtur “Korea” në rrugën rajonale Strugë–Dibër, afër Vevçanit, është privuar nga liria V.A. (22) nga Dibra.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë ndaluan një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Dibrës, të cilën ai e drejtonte. Gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjet, përkatësisht nuk kishte dhënë provimin për patentë shofer.

Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!