Saturday, March 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti18 vjeçari përmbyset me makinë në Vranisht, përfundon në Spitalin e Strugës

18 vjeçari përmbyset me makinë në Vranisht, përfundon në Spitalin e Strugës

Më 13.03.2026 në ora 08:00, në rrugën rajonale Strugë–Dibër, pranë fshatit Vranishtë të Strugës, D.T. (18) nga i njëjti fshat, duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, pas çka automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Shoferi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku i janë konstatuar lëndime trupore.

Këqyrje në vendin e aksidentit kanë kryer ekipet policore.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!