Sot pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Era do të jetë e dobët deri mesatare dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë rreth 20 gradë.
Duke filluar nga e shtuna, pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites mund të ketë reshje të herëpashershme lokale. Nga e marta temperaturat e ditës pritet të shënojnë rënie.













