Gjatë ditës së djeshme (12.03.2026), në periudhën nga ora 14:00 deri në 21:00, Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Trafikut realizoi një kontroll aksion në territorin e SPB Ohër – MPB Strugë me qëllim sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 57 masa për kundërvajtje në trafik. Prej tyre,
4 masa për skadim të afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit,
1 masë për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme,
3 masa për moskryerje të kontrollit të jashtëzakonshëm teknik të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve,
1 masë për shofer që kryen transport publik pa certifikatë mjekësore,
7 masa për automjete të rënda në lidhje me mbingarkesë, transport të jashtëzakonshëm dhe mos përdorim të ceradës,
5 masa për mungesë të pajisjeve të detyrueshme në automjet,
2 masa për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes,
2 masa për pajisje të dëmtuara të sinjalizimit me drita,
21 masa për kundërvajtje të tjera.
Janë dorëzuar edhe 11 kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe personave përgjegjës.
Një person është privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, përkatësisht drejtim pa patentë shoferi, ndërsa një automjet është sekuestruar për shkak të skadimit të afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit për më shumë se gjashtë muaj.
Për të gjithë kryerësit e kundërvajtjeve janë përgatitur parashtresat përkatëse.
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.













