Me shqetësim të madh po e ndjekim situatën e krijuar nga ndezja dhe përhapja e zjarrit në malin mbi Ladorisht dhe Fierishtë.
Përhapja e flakëve në këtë zonë paraqet rrezik serioz për pyjet, mjedisin jetësor dhe pronat në këtë rajon.
Në këto momente është shumë e rëndësishme reagimi i shpejtë dhe i koordinuar i të gjitha institucioneve përgjegjëse. Prandaj ftojmë organet kompetente që të ndërhyjnë sa më shpejt për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij dhe për të minimizuar pasojat që mund të shkaktojë kjo situatë.
Është thelbësore që institucionet përgjegjëse të veprojnë me prioritet dhe efikasitet për ta vënë sa më shpejt situatën nën kontroll dhe për të shmangur dëme më të mëdha në këtë zonë.
Këshilltarët e ASH-Strugë













