Tuesday, March 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti sot

Moti sot

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë, bëjnë të ditur nga Administrata Hidrometeorologjike.

Në Shkup parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Do të ketë erë të lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë rreth 0 gradë, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë.
Sipas parashikimeve, deri të premten moti do të mbetet i qëndrueshëm, me periudha me diell dhe temperatura relativisht të ngrohta, të shoqëruara me vranësira të lehta deri mesatare.

Mëngjeset do të jenë më të ftohta, me temperatura që në disa vende do të bien nën zero. Ndërkaq gjatë fundjavës pritet mot më i paqëndrueshëm, me shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje të dobëta lokale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!