Më 09.03.2026 në ora 19:50, në fshatin Vranishtë të Strugës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Strugë e kanë privuar nga liria N.D. (28) nga i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit në rrugën rajonale Vranishtë–Strugë, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Golf” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai nuk kishte të dhënë provimin për patentë shofer të kategorisë B dhe se e drejtonte automjetin me 1.77 promilë alkool në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













