Sot pritet mot kryesisht i qetë me vranësira. Gjatë pasdites dhe natës ka mundësi për reshje të lehta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm: periudha me diell të alternuara me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë rreth 16 gradë Celsius.













