Saturday, March 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKufizime në furnizimin me naftë në pompat e benzinës në Strugë! Kjo...

Kufizime në furnizimin me naftë në pompat e benzinës në Strugë! Kjo është arsyeja

Disa pompa të benzinës në qytetin e Strugës kanë vendosur kufizime për mbushjen e derivateve të naftës dhe benzinës gjatë ditës së sotme, duke lejuar furnizim vetëm me sasi të caktuara për automjet, shkruan Struga Ekspres.

Sipas informacioneve nga qytetarë dhe punonjës të pikave të karburantit, kufizimet janë vendosur për shkak të rritjes së kërkesës dhe furnizimit të kufizuar me derivate. Në disa pompa, drejtuesit e automjeteve lejohen të mbushin vetëm një sasi të caktuar litrash, ndërsa në disa raste furnizimi bëhet vetëm për automjete të vogla.

Kjo situatë ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe shqetësim tek qytetarët, të cilët thonë se nuk kanë marrë informacion zyrtar për arsyet e kufizimeve.

Nga disa pika të karburantit bëhet e ditur se furnizimi pritet të stabilizohet sapo të arrijnë cisternat e reja me derivate, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin furnizimin e panevojshëm për të mos krijuar panik dhe radhë të gjata.
Autoritetet lokale deri më tani nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!