Saturday, March 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!

Alarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e gjata dhe nervozizmi i shoferëve kanë krijuar një atmosferë paniku. Shumë qytetarë raportojnë se në disa pika të caktuara nuk po lejohet furnizimi me dizel, ndërsa në të tjera po aplikohen kufizime jozyrtare të sasisë, përcjell INA.

“Në disa benzinata thjesht nuk të lënë të mbushësh naftë dhe më kthyen mbrapsht. Është një kaos i vërtetë sepse askush nuk jep informacion zyrtar, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të frikësohen se do mbeten pa karburant,” deklaron i revoltuar një shofer nga Shkupi.

Nga ana tjetër, Qeveria ka dalë me një njoftim urgjent për të qetësuar situatën. Kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimeve me përfaqësuesit e industrisë së naftës, ka deklaruar se gjendja është plotësisht nën kontroll dhe se ka rezerva të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Sipas autoriteteve, nuk ka vend për panik pasi furnizimi vazhdon rregullisht.

Kjo valë shqetësimi vjen në një kohë kur çmimet e naftës në tregjet botërore kanë shënuar rritje si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, çka ka shtuar dyshimet te qytetarët për një shtrenjtim të mundshëm ose bllokim të derivateve në ditët në vijim.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!