VLEN në RMV po i kthen shumë procese prapa. Në vend që të sjellë përparim dhe stabilitet politik, po krijon përshtypjen se prioritetet janë zhvendosur nga interesat e qytetarëve drejt plotësimit të ambicieve të ngushta dhe të ndara brenda vetë 4 strukturave të tyre dhe shumë e dobët para partnerit të tyre VMRO-DPMNE!
Në një moment kur vendi ka nevojë për bashkëpunim të sinqertë, reforma të qëndrueshme dhe një vizion të qartë për të ardhmen, po shohim më shumë përplasje të brendshme dhe kalkulime politike sesa angazhim real për të çuar përpara proceset e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.
Qytetarët presin përgjegjësi, transparencë dhe rezultate konkrete. Çdo politikë që vendos interesat e grupeve apo individëve mbi interesin e përgjithshëm vetëm sa e ngadalëson rrugën e vendit dhe e thellon zhgënjimin e publikut.
Është koha që politika të fokusohet te zhvillimi, uniteti dhe e ardhmja e përbashkët, jo te apetitet e ndara që rrezikojnë të na mbajnë peng të së kaluarës.
Nëse vazhdohet me këtë qasje, rrezikohet që të humbet besimi i qytetarëve në institucionet dhe në vetë proceset demokratike. Politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe jo mjet për realizimin e interesave të ngushta partiake apo personale. Vetëm përmes përgjegjësisë dhe punës serioze mund të rikthehet besimi dhe të ecet përpara.
Lindim Etemi













