Sot moti do të karakterizohet kryesisht nga vranësira, ndërsa në disa zona të vendit priten reshje të lehta dhe të herëpashershme shiu. Era do të fryjë me intensitet mesatar, ndërsa në momente të caktuara mund të jetë më e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup parashikohet mot i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë rreth 14 gradë Celsius.













