Aksident tragjik në punë mbrëmjen e djeshme vonë në kantonin Glarona në Zvicër.
Sipas policisë kantonale, rreth orës 23:00 një punëtor 25-vjeçar, i cili po kryente punime pastrimi në një makineri që ishte në funksion, përfundoi në ingranazhet e saj duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në kraharor.
I transportuar në spital me një helikopter të Rega, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Rrethanat e aksidentit janë objekt hetimi nga Prokuroria e kantonit Glarona.
25 vjeçari është nga Struga e Maqedonisë së Veriut.













