Gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i kthjellët, me paraqitje të herëpashershme të vranësirave të pakta lokale. Era do të jetë e lehtë dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë mes 12 dhe 16 gradë Celsius.
Në Shkup me rrethinë do të mbizotërojë mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të pakta të shpërndara. Do të ketë erë të dobët me kahje të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë rreth 15 gradë Celsius.













