Thursday, February 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiREAGIM PUBLIK NGA ALEANCA PËR SHQIPTARËT -STRUGË :100 DITË – 100 ARSYE...

REAGIM PUBLIK NGA ALEANCA PËR SHQIPTARËT -STRUGË :100 DITË – 100 ARSYE PËR SHQETËSIM

REAGIM PUBLIK NGA ALEANCA PËR SHQIPTARËT -STRUGË

100 DITË – 100 ARSYE PËR SHQETËSIM

Sot, pas 100 ditësh udhëheqjeje me komunën e Strugës, kryetari Mendi Qyra në një pres konferencë para mediave pretendonte se po fliste për arritje të mëdha në këtë periudhë, e që në fakt nuk ishte asgjë tjetër veçse një përpjekje për të na hedhur hi syve dhe për të fshehur mungesën e rezultateve konkrete!
Fatkeqësisht, këto 100 ditë kanë prodhuar më shumë zhgënjim sesa zgjidhje për të gjitha problemet që tangojnë Strugën!

Le ta marrim me radhë:
Gjëja e parë që bëri sapo mori detyrën, është largimi nga puna i 12 punonjësve, prej të cilëve 11 janë shqiptarë 1 maqedonas.
Në ditën e flamurit tonë kombëtar, 28 Nëntor, merr vërejtje publike nga kryeministri i vendit për mënyrën e organizimit të manifestimit, ndaj të cilës vërejtje pa një pa dy kërkoi falje!
Ngërçin me zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit, e kemi akoma të freskët të gjithë, deri në momentin kur përsëri ngriti duart para kryeministrit dhe kryetar i Këshillit u zgjodh nga radhët e VMRO.

Kryefjalë e çdo dite të fushatës së tij ishte uji dhe vetëm uji. Në 100 ditëshin e tij të parë, qytetarëve të Strugës prej 15 ditësh tashmë po ju jep ujë të ndotur, të papijshëm, dhe pa asnjë zgjidhje konkrete apo afat deri kur do të vazhdojë kështu!

Ndërkohë deklaron se problemi i ndriçimit publik është zgjidhur, por sot harron se ka lagje në Strugë dhe fshatra që vazhdojnë të jenë në errësirë, për të cilën qytetarët paguajnë taksa por marrin pasiguri!

Gjatë fushatës së tij dëgjuam se Struga nuk ka nevojë të mirret akoma me tema si “kanalizime e beton”, por për zhvillim.
Sot, pas 100 ditësh, na prezantohet si sukses pastrimi i kanaleve kulluese. Ne nuk e kundërshtojmë mirëmbajtjen, por ajo është detyrim bazik i komunës. E nëse kjo paraqitet si arritje strategjike, atëherë ku është zhvillimi i premtuar?

100 ditë qeverisje nuk maten me “prerje shiritash” të projekteve të trashëguara. Maten me iniciativë të re, vizion dhe përgjegjësi.
Rruga Turistike, rruga e plazhit, cisterna dhe dy kamionët që sot u përmendën ndër të tjera, janë projekte të filluara para marrjes së mandatit tuaj.

Ndërkohë dëgjojmë për investime në fshatrat Radozhdë, Vranishtë dhe Misleshovë.
Çdo investim është i mirëpritur, për çdo qytetar, pa dallim. Por pyetja që shtrohet është: ku janë projektet për vendbanimet shqiptare? A ka plan të balancuar zhvillimor, apo kemi shpërndarje selektive të investimeve?

Është e papranueshme që për ngritjen e imazhit personal të ulet dinjiteti i qindra punonjësve të administratës komunale.
Të thuash se “tashmë administrata është aktivizuar dhe punon” është ofendim i pastër ndaj atyre punonjësve që angazhohen në detyrat e tyre të përditshme! Problemet institucionale nuk zgjidhen me etiketime, por me menaxhim.

Po, është e vërtetë që 100 ditë janë vetëm fillimi – por ato tregojnë qartë drejtimin. Dhe ky drejtim, fatkeqësisht, nuk është ai që iu premtua qytetarëve!

Si përfundim, Mendi Qyra na tregoi për 100 ditë qeverisje se ndërroi 100 “ivishnjakë” dhe qartazi dëshmoi se orientimi i tij pas 100 ditëshit do të jetë drejt Vranishtës e Misleshovës së VMRO-së sepse ato ja dhuruan fitoren!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!