Më 25.02.2026 në orën 15:00, në MPB-Strugë është raportuar se në rrugën për në fshatin Morovishtë të Strugës, R.R. (70) nga i njëjti fshat është sulmuar dhe kafshuar nga një qen shtëpiak, pronë e P.K. (64), i cili ishte lënë i pasiguruar në oborrin e tij.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, MPB -Strugë do të paraqesë kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













