Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër 82 vjeçarit nga fshati Zajaz, rajoni i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 18.08.2025, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të kallëzuarit në fshatin Zajaz, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 38 fishekë të kalibrit 9 milimetra.
(Struga Ekspres)













