Më 23.02.2026, në ora 13:35, në rrugën “Marks Engels” në Strugë, zyrtarë policorë nga MPB- Strugë arrestuan S.D. (33) nga Negotina,shkruan Struga Ekspres.
Arrestimi është kryer në bazë të një urdhri gjyqësor nga Gjykata Themelore-Negotinë për vuajtjen e pjesës së mbetur të një dënimi me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh e gjashtë muajsh për veprën penale “kontrabandim i migrantëve”.
Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtjen e dënimit.
(Struga Ekspres)













