Më 21.02.2026, rreth orës 16:30, në SPB Strugë është raportuar se në rrugën “Strushki Kepenci” në Strugë, një automjet transportues i tipit “Iveco” ka përplasur 70-vjeçaren.
Pas aksidentit, e lënduara është transportuar në Qendrën Mjekësore në Strugë për trajtim mjekësor, ku më vonë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje është kryer këqyrje dhe ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Strugë.













