Saturday, February 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE moshuara 85-vjeçare rrëfen sulmin: Më mbuloi me batanije dhe filloi të...

E moshuara 85-vjeçare rrëfen sulmin: Më mbuloi me batanije dhe filloi të më godasë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se po hetohet mundësia që personi i dyshuar për vrasjen e një gruaje të moshuar në fshatin Çellopek të jetë autor i disa veprave të ngjashme.

Rosanka (85), banore e fshatit, në një deklaratë për Sitel TV ka përshkruar momentet e tmerrit që përjetoi kur një person i panjohur hyri me forcë në shtëpinë e saj. I njëjti person tashmë dyshohet për vrasjen e fqinjës së saj.

Sipas saj, teksa qëndronte e qetë në banesë, një person i panjohur hyri papritur dhe pa thënë asnjë fjalë nisi ta sulmonte.

“Më hodhi një batanije mbi kokë. Thashë – kush është ky? Nuk foli asgjë, vetëm filloi të më godasë. Më kapi fort për fyti që të mos mund të bërtisja”, rrëfen 85-vjeçarja.

Ajo thotë se u përpoq të rezistonte me forcat e fundit, ndërsa sulmuesi kontrollonte dhomën, me gjasë duke kërkuar para.

Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë para se në të njëjtin fshat të gjendej trupi i pajetë i një gruaje 78-vjeçare. Për këtë rast është arrestuar një 25-vjeçar nga fshati fqinj Dragomancë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!