Friday, February 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdalesë qarkullimi të kamionëve nëpër Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër

Ndalesë qarkullimi të kamionëve nëpër Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër

Mëngjesin e sotëm, nga ora 6:50, për shkak të reshjeve të dendura të borës, është vendosur ndalim për trafikun e kamionëve mbi qafën malore Strazhë në rrugën Gostivar-Kërçovë. Ndalimi, sipas ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, vlen edhe për një pjesë të rrugës Mavrovë-Dibër, transmeton Portalb.mk.

“Rrugët e Maqedonisë” thotë se reshje bore me intensitet të ndryshëm po ndodhin edhe në Kodër të Diellit dhe në Mavrovë.

“Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, dhe në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu”, shton ndërmarrja.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) thotë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!