Wednesday, February 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFatmir Limani paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare?!

Fatmir Limani paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare?!

Ministri për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me deklaratat për vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike, pas vendimit të Kuvendit Qendror për shkrirjen e Lëvizjes Besa në koalicionin VLEN.
Në reagimin e tij, Limani sqaron se moratoriumi nënkupton pezullim të një aktiviteti apo procesi të caktuar, por thekson se në praktikën politike një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar, e konsultuar me strukturat dhe në funksion të stabilitetit, e jo në dëm të funksionimit demokratik.

Sipas tij, strukturat politike nuk mund të paralizohen përmes vendimeve të njëanshme, pasi ato përfaqësojnë vullnetin dhe angazhimin e anëtarësisë në terren, që – siç shprehet ai – e kanë zhvilluar subjektin deri në nivelin e përfaqësimit në qeverisje.

Ai vlerëson se funksionimi normal i strukturave, komunikimi me qytetarët dhe organizimi politik janë elemente thelbësore të jetës demokratike të çdo subjekti, ndërsa çdo përpjekje për kufizimin e këtyre proceseve mund të prodhojë pasoja të kundërta nga ato që synohen.

Limani nënvizon nevojën që vendimmarrja të mbështetet në konsultim, transparencë dhe respektim të rolit të strukturave në të gjitha nivelet, duke theksuar se vetëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse mund të ruhet uniteti dhe funksionaliteti organizativ.

Në fund të reagimit, ai ngre edhe një pyetje publike: nëse masa e moratoriumit do të vlejë edhe gjatë fushatës zgjedhore që pritet të pasojë së shpejti.

“Organizimi politik nuk ndërtohet mbi pezullime të imponuara, por mbi bashkëpunim, përgjegjësi dhe vendimmarrje kolektive. Nuk ka forcë që ndalon veprimtarinë, e cila filloi me mision të qartë”, ka shkruar mes tjerash Limani.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!