Tuesday, February 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniUrim nga VLEN për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Urim nga VLEN për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Urim nga VLEN për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës, VLEN uron nga zemra presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kosova sot feston 18 vite liri e shtetësi, të fituara me gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave të saj. Në këtë përvjetor, nuk mund të mos kujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, të cilët sot po gjykohen në Hagë. Ne besojmë se shpallja e tyre të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë është barazvlefshme me ditën e pavarësisë së vendit. Ata janë pjesë e historisë sonë, e luftës për liri dhe e themelit të shtetit të Kosovës.

Lirimi i tyre sa më shpejt është jo vetëm një akt drejtësie, por edhe një rikthim i dinjitetit të popullit shqiptar.
VLEN qëndron pranë Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke uruar që ky përvjetor të sjellë më shumë unitet, forcë dhe besim në të ardhmen e përbashkët.

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!