Saturday, April 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiShumi dhe Zagraçani zgjodhi përfaqësuesit e bashkësive lokale (FOTO)

Shumi dhe Zagraçani zgjodhi përfaqësuesit e bashkësive lokale (FOTO)

NJOFTIM

Të nderuar banorë,
Ju njoftojmë se dje, më datë 16.02.2026, në ambientet e Shkollës Fillore “Baftijar Banushi”, është mbajtur mbledhja e përbashkët e Bashkësive Lokale Zagraçan dhe Shum, ku duke marrë parasysh se Zagracani dhe Shumi, edhe pse të “ndarë” në letër, çdo herë, në shum fusha të jetesës kanë qënë dhe kanë vepruar bashkë, është marrë vendim për bashkimin e këtyre dy bashkësive në një strukturë të përbashkët organizative.

Në kuadër të këtij takimi është zgjedhur kryesia e re e Bashkësisë Lokale të bashkuar, me këtë përbërje:
– Përfaqësues nga Zagraçani: Këndim Mehmedi
– Përfaqësues nga Shumi: Faton Imeri
– Arkëtar: Betim Coma

Anëtarë të Bashkësisë Lokale:
1. Bajram Ibraimi
2. Zudi Bajrami
3. Madrid Dauti
4. Sadush Zyberi
5. Dilaver Bajrami
6. Shefqet Ismaili
7. Artan Ramadani
8. Arnis Zyberi
9. Zogu Beluli
10. Azdren Lleshi
11. Alim Asani
12. Ashik Ismaili

Në takim ishte i pranishëm edhe Osman Bajrami, ish ushtrues detyre i Bashkësisë Lokale të Zagraçanit dhe njëherësh përfaqësues i Komunës së Strugës, i cili përshëndeti procesin e bashkimit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet komunale për realizimin e projekteve në interes të të dy fshatrave.

Ky bashkim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të unitetit, zhvillimit lokal dhe përfaqësimit më të fuqishëm të interesave të të dy fshatrave.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e treguar.

Me respekt,
Kryesia e Bashkësisë Lokale
Zagraçan – Shum

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!