Sot parashihet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Në lartësitë më të mëdha do të ketë reshje të përziera, shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 7 gradë, kurse maksimalet do të variojnë prej 7 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup me rrethinë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.













