Dr. Egzon Asani ka përfunduar me sukses specializimin pesëvjeçar në Anesteziologji dhe Reanimacion në Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, shkruan Struga Ekspres.
Arritja e Dr. Asanit vlerësohet si një sukses personal, por edhe si një krenari për familjen e tij, për fshatin Zagraçan, Strugën dhe për komunitetin më të gjerë.
Me këtë specializim, Dr. Egzon Asani pritet të japë kontribut të çmuar në sistemin shëndetësor, duke sjellë ekspertizë dhe përvojë në shërbim të pacientëve.
(Struga Ekspres)













