Reagim publik – Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Strugë
Qytetarët e Strugës po përballen me një situatë alarmante dhe të papranueshme: rrezikun real që qyteti të mbetet pa ujë të pijshëm.
Sot, drejtori i NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Strugë, z. Mexhait Jusifoski, pranoi publikisht se ndërprerje të furnizimit me ujë kanë ndodhur këto ditë, si pasojë e problemeve të paraqitura në zonën e fshatrave Shum dhe Zagraçan.
Megjithatë, deri më tani mungon transparenca institucionale dhe informimi i qartë për qytetarët.
Ne kërkojmë urgjentisht:
▪ Komuna e Strugës të informojë saktë dhe publikisht për shkaqet reale të kësaj gjendjeje dhe planin konkret për zgjidhje.
▪ Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut të sqarojë nëse ka pasur neglizhencë, përgjegjësi apo veprime që kanë çuar në këtë situatë.
▪ Ndërmarrja publike të tregojë qartë afatin se deri kur qytetarët do të përballen me kufizime apo ndërprerje të ujit.
Është e papranueshme që qyteti të jetë në kaos, pa koordinim dhe pa informim për shumë familje.
Uji i pijshëm nuk është luks është e drejtë themelore.
Struga nuk meriton mungesë menaxhimi, heshtje dhe arsyetime. Qytetarët meritojnë përgjegjësi, transparencë dhe zgjidhje konkrete.
Koha e fshehjes pas arsyetimeve ka përfunduar.
Struga kërkon përgjegjësi. Struga kërkon zgjidhje.
#BDI #Strugë #Transparencë #UjëIPijshëm #PërgjegjësiInstitucionale
⸻













