Thursday, February 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës

Fetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës

Fetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai përmes një postimi në Fejsbuk e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas Fetait, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor.

“Urime mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor. Urime të veçanta znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit. Zgjedhja e saj është një mesazh i fuqishëm për forcimin e institucioneve, për avancimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe për thellimin e kulturës demokratike. Uroj suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit euro-atlantik të Kosovës, në kuadër të Qeverisë Kurti 3”, shkruan zëvendëskryeministri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!