Më 11.02.2026, në ora 12:30, në rrugën magjistrale Strugë–Podmoll, në afërsi të Strugës, zyrtarë policorë nga MPB Strugë e kanë privuar nga liria K.V. (42) nga Ohri.
Gjatë kontrollit në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Fiat” me targa të Tetovës, të cilin ajo e drejtonte, dhe është konstatuar se kishte ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve motorike të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Strugë do të paraqesë kallëzim përkatës.













