Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:05, një tërmet është regjistruar në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke u ndier në disa qytete të vendit. Sipas të dhënave, lëkundja ka pasur një intensitet prej 4.6 ballësh në shkallën Rihter. Raportimet e para tregojnë se dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë dhe Shqipëri, gjë që dëshmon se tërmeti ka prekur një zonë më të gjerë të rajonit.













