Tuesday, February 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShtetet e Ballkanit ende me “telashe” me korrupsionin, kush më pak e...

Shtetet e Ballkanit ende me “telashe” me korrupsionin, kush më pak e kush më shumë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të renditen në pjesën e poshtme të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të publikuar nga Transparency International, me dallime të vogla mes tyre dhe me shumicën nën pragun prej 50 pikësh, përcjell Radio Evropa e Lirë.

Mali i Zi është më i rendituri në rajon me 46 pikë, duke ruajtur rezultatin e vitit të kaluar. Pas tij vjen Maqedonia e Veriut me 40 pikë, po ashtu pa ndryshim. Shqipëria ka shënuar rënie, duke zbritur në 39 pikë nga 42 një vit më parë. Bosnje e Hercegovina vlerësohet me 34 pikë, ndërsa Serbia mbyll listën rajonale me 33 pikë, në rënie nga 35 pikë sa kishte më 2024.

Kosova renditet me 43 pikë, një pikë më pak se vitin e kaluar, duke u pozicionuar e 76-ta nga 182 vende dhe territore të përfshira në indeks, tri vende më poshtë krahasuar me vitin paraprak.

Transparency International thekson se në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, institucionet e dobëta, ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe presioni ndaj shoqërisë civile po kontribuojnë në rritjen e korrupsionit dhe në ngushtimin e hapësirës demokratike. Në raport nënvizohet se mungesa e transparencës në projektet e mëdha publike mbetet problem i përhapur në Ballkanin Perëndimor.

Në nivel global, mesatarja e indeksit ka rënë në 42 pikë, ndërsa 122 nga 182 shtete janë vlerësuar me më pak se 50 pikë. Danimarka, Finlanda dhe Singapori kryesojnë renditjen si vendet më pak të perceptuara si të korruptuara, ndërsa Venezuela, Somalia dhe Sudani mbeten në fund të listës.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!