Mot i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave dhe mundësi për reshje të lehta shiu në periudha të caktuara. Gjatë orëve të paradites, shiu në zonat më të larta do të kalojë gradualisht në borë. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, do të fryjë herë pas here më e fuqishme nga jugu-lindja.
Në Shkup pritet mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.













