Tuesday, February 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKasami takon studentët: Provimi jurisprudencës në shqip, së shpejti e rregullojmë me...

Kasami takon studentët: Provimi jurisprudencës në shqip, së shpejti e rregullojmë me ligj

Kasami takon studentët: Provimi jurisprudencës në shqip, së shpejti e rregullojmë me ligj

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, bashkë me zv/kryetarin Qamili, pritën sot në takim studentët që nisën iniciativën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kasami sërish i dha mbështetje të plotë nismës së studentëve dhe premtoi zgjidhje ligjore për këtë çështje.

“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.
Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore”, publikoi Kasami.

Ai shtoi se VLEN-i do të përkujdeset që Kushtetuta e vendit të zbatohet në çdo fushë.

“Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, thotë Kasami.

Kryetari i Tetovës edhe javën e kaluar garantoi zgjidhje të këtij problemi, menjëherë pas senzibilizimit nga studentët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!